Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar rreth takimit që pati me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti theksoi se me Mustafën janë pajtuar që me 22 gusht dy grupet parlamentare të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.

Ai përmes shkrimit në Facebook tha se biseduan për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike.

“Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit”, ka shkruar ai në Faceboook, përcjell Insajderi.

Mes tjerash, Kurti i ka uruar Mustafës për rizgjedhjen në krye të LDK-së si dhe shëndet e punë të mbarë.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet”, ka shkruar Kurti.ërfundon takimi Kurti-Mustafa – nuk prononcohen për media