Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet për përfshirje në disa raste të veprave të ndryshme penale.

Sipas Policisë, pas një hetimi të mirëfilltë, hetuesit nga  Stacioni Policor Jugu, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin SH.B., 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘dëmtim i pasurisë’, të cilat janë raportuar javë më parë në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Pas procedurave të nevojshme të intervistimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.