Bashkimi Evropian në Kosovë ka përgëzuar Kuvendin që shkoi, për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

BE thotë se ky vendim siguron se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformat në qeverisje  të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim e punësim.

“Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian në Kosovë.