Televizioni prestigjoz botëror CNN ka transmetuar një kronikë të shkurtër, me anë të së cilës tregohet historia e një shqiptari në Britani, që është i detyruar të mbjellë kanabis.

 

Sipas kronikës, shqiptari jeton përherë me frikë. Ai ka ardhur në Britani në mënyrë klandestine, ka paguar shumë para për rrugën dhe e vetmja mënyrë për të paguar borxhin mbetet vetëm ajo e mbjelljes së drogës, me qëllim fitimin e parave.

“Shumë vjet më herët, babai im pësoi një aksident. Kështu që unë isha i detyruar që të dërgoja para në shtëpi. Kam dërguar aq sa kam mundur. Kam dërguar aq shumë, saqë ndalja vetëm kur nuk kisha çfarë të çoja më.

Njoha dikë këtu që quhej Salam. Nëse i hyn kësaj rruge, nuk ka më alternativë tjetër. Duhet të merresh me këtë gjë. Nuk kam kushte, më duhet të paguaj borxhin, paratë që kam paguar për të ardhur këtu. Ndonjëherë mua ma vlen më tepër të jem në burg e të deportohem sesa në këtë lloj jete”, tregon i riu nga Shqipëria.

Shqiptari shprehet se pasi ishte marrë 3 muaj me tregti droge në Britaninë e Madhe, policia e arrestoi atë. Ai thotë se policët ishin sjellë mirë gjatë arrestit.

“Policët që më arrestuan më qetësuan. Ata më shpjeguan mua rreth skllavërisë moderne. Më tutje, shqiptari thotë se ka frikë se mos edhe kur të kthehet në Shqipëri, bosi i tij i drogës mund të hakmerret, pas bashkëpunimit me policinë.