Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur sot para gazetarëve një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.
 

Siç shihet në fotografi, tre ushtarë serbë dhunonin gruan ndërsa pas tyre shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, ku një ushtar u rri prapa me armë në kokat e tyre.

Sipas Brovinës kjo fotografi është marrë nga një aparat që i kishte rënë një ushtari, ndërsa thotë se gruaja që u dhunua është ende gjallë.