Një automjet është djegur në Tiranë gjatë orëve të natës. Burimet i thanë Mapo-s se automjeti është në pronësi të bashkëshortes së një gjyqtari.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Krimeve të Rënda Sokol Binaj. Denoncimi është bërë në komisariatin nr. 2 në Tiranë, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mjeti “Opel Corsa”, ngjyrë vishnje, ka qenë i parkuar në rrugë, pranë pallatit ku banon familja Binaj. Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurori, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.