Drejtori i kompanisë “Mabetex” Valon Lluka ka publikuar një fotografi me presidentin e ri të Interpolit Kim Jong-Yang, ku pas disa minutash e hoqi atë
 

Drejtori i kompanisë “Mabetex”  Valon Lluka ka publikuar një fotografi me presidentin e ri të Interpolit Kim Jong-Yang, ku pas disa minutash e hoqi atë

Ai kishte qenë në vizitë në Kosovë kur kishte ardhur me ftesë të ministrit të jashtëm Behgjet Pacollit  në korrik të vitit 2018, gjatë lobimit të tij për antarësim në Interpol.

Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e INTERPOL-it pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës, të martën në Dubai.

Në raundin e parë të votimit, për pranim të Kosovës në INTERPOL votuan 76 shtete, 56 ishin kundër dhe 22 abstenuan. Në total, votuan 154 shtete.

Raundi i dytë solli rezultate të tjera: votuan 135 shtete, 68 ishin pro, 51 kundër dhe abstenime 16.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti i sapo zgjedhur i Interpol-it z.Kim Jong-Yang, ishte për vizitë në Kosovë gjatë muajit korrik 2018 më ftesë të z.Behgjet Pacollit në vazhdëne lobimit për antarësim të Kosovës, ku pata rastin të darkojë më të, ka shkruar në Facebook