Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ambasadorja Alma Lama së fundi kanë zhvilluar takime të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Veç se takimet e tyre sekondëshe kanë ndodhur sa për publikim të videove në rrjetet sociale e asesi përmes rrugëve zyrtare.
 
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka publikuar një video në Facebook duke përshëndetur Papa Franceskun, derisa ai ishte duke ecur.

“Një ditë shumë e veçantë për familjen time. Patëm rastin të takojmë Shenjtërinë e Tij, Papa Franceskun, në Audiencën e së mërkurës. Padyshim Jerina me e privilegjuara”, shkruan ajo.

Disa javë para kësaj, shefi i Lamës, Ministri i Punëvë të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte publikuar një video të një përshëndetje të imponuar me presidentin amerikan Donald Trump derisa ai ishte duke ecur në korridorin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ai në video të cilat u publikuan shihet duke vrapuar t’ia jap dorën presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Madje ai motivohet nga një gazetar i cili i thoshte: “jepja dorën, jepja dorën”.

Fillimisht Pacolli publikoi një postim në Facebook ku shkruante: “kënaqësi t’ia shtrëngoj dorën presidentit Trump”.

Por më pas e fshiu atë postim duke postuar një video, në të cilën shkroi: “kënaqësi ta takoj përsëri presidentin Trump”.