Ishte raportuar si e zhdukur me 12 prill, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur vajza nga Fushë Kosova.

Njësia policore ka arritur që të gjejë, ku ishte duke qëndruar viktima femër shqiptare e raportuar si e zhdukur.

Sipas njoftimit, është bërë kontrollimi i shtëpisë ku ishte duke qëndruar viktima. Një i dyshuar mashkull është intervistuar dhe një tjetër gjendet në arrati.