Zyrtari i AAK’së Ardian Gjini thotë se politikanët në Kosovë nuk janë mësuar të mendojnë vetë. Për shumë vjet, sipas Gjinit, shumë udhëheqës të vendit ‘shkunden’ kur flet Haradinaj dhe shkojnë ‘kah fryn era’.

Kryetari i Gjakovës është i bindur se një gjë e tillë është ndryshuar me ardhjen në krye të qeverisë të Ramush Haradinajt. Thotë se kolegët e të parit të AAK’së në politikë “shkunden kur dëgjojnë Haradinajn”.

Shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Dy qështje që duhet komentuar dhe një rrjedhojë

1. Reagimi i Kryetarit të Serbisë në lidhje me emërimin e Ministres së Bujqësisë së Kosovës, përpos tjerash tregon edhe qasjen e qeverive të mëparshme të Kosovës ndaj Serbisë. Po duket se Vuçiq ka qenë mësuar të vendosë se kush do të jenë ministrat Serb të Kosovës. Tani po duket qesharak.

2. Deklaratat e Kancelarit Austriak Kurz, poashtu dëshmojnë diçka për qeveritë e Kosovës. Ato kanë lejuar që kushdo të flasë për territorin, për rregullimin kushtetues e për çkado tjetër për vendin tonë. Thuajse edhe vet ne besonim se shtetin e kemi për mahi.

3. Si rrjedhojë, nuk do mend se shumë politikanë të Kosovës (sidomos ata e ato që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi as elektorale as ideologjike) shkunden krejt kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj të mbajë qëndrim shtetëror. Thjesht nuk janë mësuar të mendojnë vet. Kanë lundruar me vite, pa orientim, kah fryn era.