Gruaja e Dragisha Markoviq, zyrtarit policor i cili u arrestuar sot nga forcat speciale të Policisë së Kosovës, ka rrëfyer se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja
 

Gruaja e Dragisha Markoviq,  zyrtarit policor  i cili u arrestuar sot nga forcat speciale të Policisë së Kosovës, ka rrëfyer se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja

“Ata kishin ardhur në orën 5:30 në mëngjes. Unë ua hapa derën, dhe ata më pas e morën atë. Unë nuk e di arsyen se pse ka ndodhur dhe skam informacione akoma. Ata ishin dhjetëra policë që hynë brenda. Unë ende nuk ndjehem mirë, sepse duhej të qetësoja fëmijën e vogël i cili u frikësua shumë. Unë nuk e di ku është ai, nuk di asgjë”, ka thënë ajo, shkruan RTS

Edhe një fqinjë i familjes Markoviq ka thënë se ka parë një numër të madh të policëve në ndërtesë.

“ Këtë mëngjes u zgjuam nga zhurmat e mëdha. U zgjova dhe doja të dija se çfarë po ndodh në ndërtesën ku jetoja. Nuk mund të dilja nga dera e banesës sepse aty kishte një numër të madh të policëve të Kosovës që ishin të armatosur me armë të gjata”, ka rrëfyer ai.

Ai thotë se nga ballkoni i banesës ka parë momentin e arrestimit të dy policëve, Curic dhe Markovic, dhe momentin kur janë futur në makinë.

“Ishte vërtet e frikshme”, ka thënë ai.

Bastisja dhe arrestimi I këtyre personave është bërë për shkak të dyshimeve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.