Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se për arsim vitin e ardhshëm Qeveria dot ë ndajë 300 milionë euro.

Këtë deklaratë kryeministri e tha në kuadër të një vjetorit të fushatës për arsim më të mirë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe GIZ-i gjerman.

Haradinaj tha se pavarësisht Ligjit për Paga, qeveria nuk po i respekton sa duhet mësimdhënësit, por u zotua se  një gjë të tillë do ta rrisin në të ardhmen,.

Ai u bëri thirrje nxënësve  që t’i respektojnë sa më shumë arsimtarët.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se fushata “Për arsim më të mirë” janë fushatat më të rëndësishme të një vendi

Bytyqi sugjeroi që prindërit të kenë një rol më aktiv në procesin mësimor. Ai po ashtu tha se rritja e buxhetit për arsim do ta rrisë edhe përgjegjësinë e MAShT-it

Ndërsa udhëheqësi i GIZ-it, Boris Scharlowski tha se përmes kësaj fushate kanë dashur ta ngrisin arsimin në listën e prioriteteve, në mënyrë që të kenë mësimdhënës dhe mësimdhënie më të mirë. Njëherësh, ai tha se kryeministri Haradinaj është personi i parë që ka nënshkruar zotimin për një arsim më cilësor.

Gjatë kësaj ngjarjeje u shfaq edhe një video me qëllim vetëdijësimin e prindërve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin arsimor, e më pas u mbajt edhe një diskutim i shkurtër mes zëvendëskryetares së Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Ymer Reshiti dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Kozeta Imami.

Përndryshe, mësohet se gjatë kësaj fushate, 124 mijë persona kanë nënshkruar zotimin për arsim më cilësor.