Këshilltarja e kryeministrit të dorëheqhur,Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, pas votimit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme pa dëshirën e PDK-së.

Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka “sulmuar” PDK-në, duke shkruar se është hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë.

“Është hera e parë që: Qeveria bie pa vullnetin e PDK-së, Kuvendi shpërndahet pa vendosë PDK-ja, Kosova shkon në zgjedhje pa dëshirën e PDK-së, Hera e parë që PDK-ja nuk ka me kënd të bëjë koalicion, dhe hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë!” ka shkruar Haradinaj-Stublla.