Që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, debati nëse duhet përkrahur më shumë Kombëtarja e Shqipërisë apo ajo e Kosovës nuk është ndalur asnjëherë.

Në këtë pyetje është përgjigjur edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, por në gjithë përgjigjen e tij nuk ka lënë pa e thumbuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse nuk ka përmendur emra.

Haradinaj ka thënë se me herët ka qenë i lidhur mjaftë me Lorik Canën dhe se e ka përcjellur Shqipërinë, por thotë se kohën e fundit nuk ka pasur kohë për një gjë të tillë.

Thotë se është afruar me Kosovën dhe se me të po e ndien vetën mirë.

“Përpara sa ka qenë Loriku, Lorik Cana, e kam përcjell Kombëtaren e Shqipërisë dhe kam qenë i lidhur shumë me të. Ndërsa, tani me thënë të drejtën nuk më ka rënë shumë me e përcjell Kombëtaren e Shqipërisë më shumë e kam përcjell Kosovën. Nuk dua t’i ndaj, nuk do t’i ndaj kurrë sikur disa që e kanë mohu të Kosovës ose si disa që e duan të Kosovës dhe e mohojnë Kombëtaren  Shqipërisë”, ka thënë ai për Periskopin.

“Unë nuk e bëj atë, për mua të dyja janë të mijat po me ua thënë të drejtën, Shqipërinë më ka rastisur më pak me përcjell e këta të Kosovës ma shumë. Isha i pranishëm  në këtë ndeshjen e fundit, ishte mrekullia e Zotit, shkoi mirë shyqyr edhe djemve pas ndeshjes ua dhashë dorën, ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Haradinaj./INSPORTI.COM