Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kompanive KEDS e KEK pas ndërprerjeve të gjatë dhe të parasyeshme të energjisë elektrike gjatë javës së fundit
 

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kompanive KEDS e KEK pas ndërprerjeve të gjatë dhe të parasyeshme të energjisë elektrike gjatë javës së fundit

Haradinaj ka thënë se qytetarëve të Kosovës nuk iu intereson nëse njësitet janë jashtë funksionit ata duan rrymë dhe drejtuesit e këtyre ndërmarrje janë të obliguar ta sigurojnë atë.

“Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta”.

“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë”, shkruan Haradinaj.

Sipas tij, drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nuk pranojmë asgjë më pak!”, thotë ai.