Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë gjatë ditës së sotme ka thënë se nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë taksa prej 100% do të hiqet menjëherë.

“Sot e heqim masën nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës. Ne i kemi dhënë kohë, BE-së dhe SHBA-së me i zgjedh problemet e tyre me ne, por jo ata kanë dalë jashtë binarëve”, ka deklaruar Haradinaj për Periskopin.

Haradinaj po ashtu ka thënë se vendimi për taksë është i ligjshëm dhe i bazuar në marrëveshjet e më pashme.

“Këto janë veprimet e fundit dhe po ashtu ligjore të shtetit të Kosovës. Janë të ligjshme në bazë të konventave dhe marrëveshjeve që kanë qenë. Dialogu nuk ka shkuar mirë në kohën e fundit, duke pasur këtë masë që Kosova ka marrë nuk është keq me u ulë dhe me biseduar. Por nuk do të ketë tjetër kusht për tërheqjen e taksave, nuk ka kuptim”, ka deklaruar Haradinaj.