Skandali seksual i zyrtarit të lartë kosovar është arsyeja kryesore sipas Rexhep Selimit përse Japonia ka votuar kundër anëtarësimit në Interpol.

Sipas Selimit i gjithë qëndrimi i Japonisë kishte ndryshuar kur një zyrtar i lartë i Kosovës ishte arrestuar për shkak të ngacmimit seksual.

Kishte qenë viti 2015 kur Ramadan Sejdiu si Drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), kishte bërë një udhëtim zyrtar në Japoni.  Ai ishte arrestuar në shtator të atij viti nën dyshimin e ngacmimit seksual, shkruan Insajderi.

Në gusht të vitit 2015 ai kishte shkuar në Kitakjushu në ujdhesën Kjushu të Japonisë, ku ishte mbajtur një trajnim lidhur me trajtimin e ujërave të zeza.

Nga ky trajnim Ramadani ishte kthyer në Kosovë ku më pas ishte shkarkuar nga posti që kishte mbajtur. Në nëntor të viti 2015 pavarësisht ankesave të Ramadanit ishte marrë vendim përfundimtar që ai të shkarkohej nga posti i drejtorit për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Megjithatë vetëm një vit e gjysmë pas skandalit seksual, Ramadani ishte shpërblyer me një post tjetër të lartë. Ai ishte punësuar si anëtar i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësi “Mitrovica”.

Punësimi i tij ishte konfirmuar nga kryesuesi i Bordit, Blerim Gërxhaliu. Kishte thënë se i plotëson të gjitha kriteret dhe se Sejdiu ka sjellur dokumentin që nuk është hetime.

“Vendimin e punësimit e nënshkruajmë ne, por pa rekomandimin e tij (v.j. kryeshefit ekzekutiv) nuk mundet me ndodh emërimi dhe me sa di unë procedura ka qenë krejt në rregull sipas ligjeve në fuqi. Krejt konkurruesit kanë sjellë dëshmi se nuk janë nën hetime”, kishte thënë Gërxhaliu.

Japonia pavarësisht se ka njohur pavarësinë e Kosovës, të martën ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.  Përveç Japonisë edhe 5 shtete tjera që kanë njohur pavarësinë e vendit tonë kanë refuzuar ta japin votën pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë