Një aksident tragjik ndodhi pasditen e ditës së djeshme në Italinë fqinje, ku viktimë mbeti një 16 vjeçare shqiptare dhe miku u saj me origjinë nga Maroku.

Elisa Pitussi, me origjinë nga qyteti i Durrësit dhe Catalin Fendic, 19 vjeçar u përplasën me makinë. Automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës në një kanal vaditës. Ngjarja u sinjalizua nga miq të dy të rinjve të cilët ndodheshin po ashtu në makinë. Në momentin që nuk e kanë parë prej minutash makinën e tyre, të rinjtë kanë vendosur të kthehen mbrapsht dhe aty kanë gjetur makinën e shkatërruar plotësisht. Elisa dhe Catalin kanë vdekur në vendngjarje edhe pse ndihma erdhi e madje dhe një helikopter për t’i transportuar drejt spitalit.

Makina e rën në kanalin vaditës ka qenë e vështirë për t’u nxjerrë për shkak të rrymave të forta të ujit. Fillimisht kanë qenë miqtë e shqiptare dhe të riut nga Maroku që kanë tentuar t’i nxjerrin prej aty por gjithçka ka qenë e pamundur. Madje edhe zjarrfikësit e kanë patur të vështirë për shkak të presionit të ujit që nuk lejonte hapjen e dyerve të makinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Pordenone. Më poshtë gjeni fotot e makinës dhe të vajzës së ndjerë.