Inspektorati Shëndetësor i Kosovës është duke kryer hetime rreth rastit të gjinekologut Fehmi Ahmeti, i cili raportohet se kreu jashtligjshëm abortin e shtatzënisë së një 16 vjeçareje nga Drenasi.

Kështu kanë bërë të ditur për klankosova.tv, nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa një ditë më parë u raportua se njësiti i hetimeve i Policisë së Kosovës, bastisi ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, ku nga aty dhe kanë sekuestruar disa elemente të cilat janë të nevojshme për hetime të mëtejme.

Insajderi, të martën ka raportuar për një abuzim seksual të një 16 vjeçare në Drenas.

Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16 vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

Për rastin, Prokuroria është informuar nga Inasjderi.

E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të ka reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare.