Teologu kosovar, Emin Behrami ka ngritur kallëzim penal ndaj myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Në kallëzimin e ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Behrami e akuzon Tërnavën për vjedhjen e 300 mijë markave gjermane.

Akuza është për kohën kur Tërnava ish drejtor në Medresenë Alauddin.

Sipas Behramit, Tërnava në pikë të ditës i kishte vjedhur 300 mijë marka gjermane, duke u arsyetuar më pas se të hollat i kishte futur në arkën e Medresesë.

Më pas, të njëjtat para janë shpallur të vjedhura.