Shefi i delegacioni kosovar për bisedime teknike në Bruksel, Avni Arifi ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se serbët e Kosovës po rrezikohen nga shtimi i lëvizjeve të FSK-së dhe njësive speciale të policisë në pjesën veriore

“Këto deklarata janë nxitje. Nuk ka lëvizje të FSK- dhe njësive speciale. Tërë kjo propagandë ka për synim që të mbjell frikë te qytetarët serbë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë në Info Magazine se taksa 100% ndaj produkteve serbe ka qenë kundërpërgjigje për lobimin serb që Kosova të mos anëtarësohej në Interpol.

“Veprimet tona kanë qenë veprime të imponuara. S’kemi pas rrugëdalje tjetër. Ne kemi dashur të jemi anëtar të Interpol dhe organizatave tjera. Po duan ta shfrytëzojmë tregun e Serbisë. Ne kemi mandat ta përfaqësojmë qytetarin dhe veprimi ka ndodh për mbrojtjen e të drejtave të cenuara të qytetarëve të Kosovës”.

Ai ka thënë poashtu se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se do të ishte absurd ndonjë vendim që të dhjetor qytetarëve të Kosovës që mos ju lejohej lëvizja e lirë.

“Do të ishte skandal nëse vendet anëtare e refuzojnë rekomandimin e Komisionit Evropian”.