Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se është e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Kjo sepse çdo vit rreth 30 mijë persona dalin në moshë pune ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit. Zyrtarët qeveritarë po deklarojnë se ka ulje të papunësisë por të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se ka rënie të vazhdueshme.
 

Vetëm në vitin 2018 sipas Entit të statistikave të Kosovës, ka rënje prej 10 mijë vendeve të punës në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6 mijë vendeve të punës. Në anën tjetër Maqedonia ka një rritje prej 50 mijë vendeve të reja të punës. OAK konsideron se e gjithë kjo vjen si rezultat i mosnegocimit të duhur të marrëveshjes së CEFTA’së dhe MSA’së.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë nga OAK:

OAK është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rreth 30.000 persona.

Këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

Sipas Entit të statistikave të Kosovës gjatë vitit 2018 kemi një rënie prej 10.000 vendeve të punës në krahasim me 2017-ën, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6000 vendeve të punës.

Në periudhën e njëjtë, Maqedonia ka një rritje prej 50.000 vendeve të reja të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës konsideron që e gjithë kjo vjen si rezultat i mosnegocimit të duhur të  marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së andaj OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që prioritet kryesorë të ketë përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e ofertave reale për investitorë vendor dhe të huaj.