Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pozita po has në bllokim të opozitës për të harmonizuar pikat e rezolutës.

Ai tha se sot të votohen pikat e mbetura të seancave të kaluara, raporton EO.

Ai këto komente i bëri në hollin e Kuvendit, derisa deputetët janë në pauzë .

“Ne jemi tërheq nga pozita e bunkerizume për ti dhënë hapësire dakordimit. Ne jemi të interesuar me pas dokument që është i harmonizuar për të gjithë. Presim që të gjitha pikat e seancave të kaluara të votohen,  nëse jo të gjitha,  shumica po”, ka thënë Krasniqi.