Fotografi i njohur kosovar Hazir Reka, në shenjë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe vizitës së ish presidentit të SHBA-ve Bill Clinton në Kosovë, ka publikuar një fotografi të ish presidentit amerikan, Bill Clinton.

Reka ka postuar një fotografi ku shihet Bill Clinton me plis shqiptar, e që sipas Rekës kjo fotografi është realizuar në vitin 2009, atëherë kur Bill Clinton e kishte vizituar Kosovën.