Kandidatja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Labinotë Demi Murtezi është shprehur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se është ndër kandidatët më të votuar nga të gjitha partitë politike në Anamoravë, duke fituar gjithsej 13.595 vota.

 

Postimi i plote:

"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Duke ju falënderuar sinqerisht për mbështetjen dhe kurajon gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit, sot kemi shumë arsye për të festuar për rezultatin e përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

32 mandate të Lëvizjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë rezultat i punës sonë të përbashkët. Jam shumë krenare që jam pjesë e rritjes së vazhdueshme të Lëvizjes, dhe që do të jem zëri juaj në Kuvend.

Përfaqësimi i secilës deputete nga radhët tona, me votë e pa kuotë gjinore, është rezultati i dytë i yni në këto zgjedhje.

Për mua është përgjegjësi e dyfishtë dhe shumë domethënëse, ngase nga rezultatet e publikuara nga KQZ, jam edhe deputetja më e votuar në Anamoravë, nga të gjitha partitë politike.

Transparenca dhe bashkëpunimi do të mbesin udhërrëfyesit tanë për të mirën e vendit konform standardeve kombëtare e evropiane.

Bashkë ia dolëm, bashkë do të vazhdojmë të punojmë. Nga zemra faleminderit 13.595❤️herë."