Radio ndërkombëtare franceze RFI pretendon se presidenti francez Emmanuel Macron mund ta përkrahë idenë për “korrigjimin e kufijve”, e cila do të duhej t’i zgjidhë problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do ta shtynte Beogradin ta njohë pavarësinë e Kosovës
 
“Pas pasivitetit relativ shumëvjeçar, duket se diplomacia franceze në të vërtet dëshiron që përsëri të kyçet në çështjet ballkanike, e sidomos të ndihmojë negociatat e vështira mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, pretendohet në tekstin e publikuar në sajtin e “Radio France Internationale”.

RFI pretendon se përkrahja e Macronit, para vizitës në Serbi, do të jetë kyçe që Gjermania të bindet të heqë dorë nga kundërshtimi i cilitdo kufi në Ballkan.

Sipas supozimeve më të reja, pretendon radio franceze, veriu i Kosovës me shumicë serbe të popullatës mund të shkëmbehet me Luginën e Preshevës në jug të Serbisë ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës, me rrezik nga konflikti i ri rajonal.