Ministri britanik për Brexit Dominic Raab i ka thënë deputetëve në Londër se pret që marrëveshja për ndarje me Bashkimin Evropian të arrihet para 21 nëntorit.

Marrëveshje për dalje të Britanisë së Madhe nga BE deri më 21 nëntor

Raab i ka thënë anëtarëve të këshillit parlamentar për dalje nga BE se do t’iu jep të dhënat “kur marrëveshja të përfundojë” dhe se pret se kjo do të jetë e mundur deri më 21 nëntor.

Britania e Madhe duhet të dalë nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm, por Londra dhe Brukesli ende nuk kanë arritur marrëveshje mbi kushtet e daljes dhe kalimit në marrëdhënie të reja. Ngecja ka shkaktuar frikë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE pa marrëveshje gjë që kishte sjellë deri te kaosi në trafik dhe marrëdhëniet ekonomike.

Kyreministrja Theresa May ka thënë se marrëveshja është kryer 95 për qind, por që dyja palët duhet t’i kapërcejnë dallimet rreth kufirit në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

Britania e Madhe dhe BE janë pajtuar se nuk guxon të ketë pengesa të cilat do t’i pengonin kompanitë dhe popullatën nga dy anët e kufirit dhe që kishin minuar procesin paqësor për Irlandën Veriore, mirëpo dyja palët ia kanë refuzuar zgjidhjet e njëra tjetrës.

Marrëveshjen në mes të Londrës dhe Brukselit duhet ta miratojnë parlamentet e Britanisë së Madhe dhe të anëtareve të Bashkimit Evropian.