Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës e ka shqyrtuar sot taksën prej 100 për qind për produktet boshnjake, konfirmoi Mirko Sharoviq, Ministër i Tregtisë së Bosnjës dhe Hercegovinës
 

Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës e ka shqyrtuar sot taksën prej 100 për qind për produktet boshnjake, konfirmoi Mirko Sharoviq, Ministër i Tregtisë së Bosnjës dhe Hercegovinës

Siç tha Sharoviq, Këshilli i Ministrave beson se ky është një vendim në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

“Këshilli i Ministravei kërkon palës kosovare që të ndalojë urgjentisht këtë vendim”, citohet të ketë thënë Sharoviq nga mediumi Nezavisne në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk meritonte masa të tilla”, tha Sharoviq, teksa shtoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të vendosë masë të reciprocitetit me Kosovën.

Sharoviq ka thënë se “është e qartë që përveç arsyeve ekonomike”, ka pasur arsye të tjera pse Kosova e ka marrë këtë vendim.

Ndërkaq, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës që të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës ka nisur së zbatuari.

Sot, gjithë kamionët me mallra serbe janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë, e nuk janë lejuar që të hyjnë brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin që mori dje Qeveria.