Kamionët me mallra serbe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. Ata janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë
 

Kamionët me mallra serbe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. Ata janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë

Vendimi i djeshëm i Qeverisë, që të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës ka nisur së zbatuari.

Sot, gjithë kamionët me mallra serbe janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë, e nuk janë lejuar që të hyjnë brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin që mori dje Qeveria.