Teksa ish-sekretarja e Shtetit amerikan, Madeleine Albright po mbante fjalim në tubimin e mbajtur sot në Prishtinë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava shihej në sfond gjatë transmetimit televiziv.

Ai, sipas asaj që shihej gjatë transmetimit televiziv, kishte “telashe” me dëgjueset e përkthimit të fjalimeve që mbaheshin në gjuhën angleze.

Tërnava, për dallim nga të tjerët, i vendosi mbrapsht dëgjueset që shërbenin për përkthim.

Myftiu i Kosovës ishte në mesin e dhjetëra pjesëmarrësve në këtë tubim të mbajtur sot në nderë të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.