Një faqe në Facebook, e njohur si “Vrojtuesit e Lagjes” e kanë publikuar një foto, ku shihet ndotja e madhe që i bëhet Prishtinës nga ana e KEK-ut

Në mëngjesin e sotëm ndotje e jashtëzakonshme e ajrit në Prishtinë

“Miremengjesi, sot kemi verejtur nje perde te zeze mbi qytet, qe nuk eshte pare me kohe. Duket te jete Kosova A. Cfare po ndodhe keshtu Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.?”, thuhet në këtë postim, derisa është publikuar edhe kjo fotografi.

Prishtina është ndër qytetet me ajrin më të ndotur jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Sidomos stina e dimrit, është koha kur ndotja e ajrit është enorme.