Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Nijazi Kryeziu ka treguar prapaskenat e marrjes së vendimit për taksën prej 100% ndaj produkteve që vinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina

Sipas Kryeziut, pak minuta para se qeveria ta marrë këtë vendim, kryeministri Ramush Haradinaj e ka konsultuar përmes telefonit Kadri Veselin si pjesë e koalicionit, duke i treguar se do të vendosjet taksë prej 20% apo maksimumi 30%.

“Nga biseda telefonike e kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 %”.

“Kreu i PDK-së është dëgjuar duke i thënë kryeministrit Haradinaj se me masa prej 20 % apo 30 % vetëm mund të shkaktojë probleme për prodhuesit vendorë për shkak të kontrabandës së mallrave, por edhe mund të ketë ngritje të çmimeve “Këto masa dhe taksa prej 30 % nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Ke parasyshë se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren parasyshë edhe reagimet e BE-së por veçanërisht SHBA-së”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Sipas tij, Veseli i ka thënë Haradinajt se nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm, por duhet bërë bllokadë mallrave serbe.

“Nëse dojmë me ju përgjigjë agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100 %, por kur të vendosësh nuk ka ma kthim mbrapa”, i ka thënë Veseli – Haradinajt në bisedë telefonike nga Brukseli”, shkruan ai.