Një femër në Gllogoc ka raportuar se dje rreth orës 12:31 shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri.

Nga zjarri ka mbetur e lënduar vetë ankuesja, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se zjarri është ndezur në rrethana të panjohura. Ndërkaq njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.