Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë pëkrahur këto ditë.

Ai përmes Facebook-ut ka thënë se asnjëherë nuk është ndier i vetmuar.

Ndërkaq në fund, Haradinaj ka porositur që taksa të mbahet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, duke e përmendur edhe njëherë qëndrimin e tij kundër ndrsyhimit të kufijve të Kosovës.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij, presidentit të vendit, Hashim Thaçit.