Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, RUSU, në veri të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët
 

Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, RUSU, në veri të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët

Bahtiri ka përshëndetur aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës, duke theksuar se policia po kryen detyrat me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

Kryetari i Mitrovicës, i ka apeluar gjithë qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Përshendetes aksionin e Policisë së Kosovës të kryer sot në veri. Policia po tregon se është në gjendje gjithmonë t’i kryej detyrat e saj me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në veri të vendit, që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve të qarqeve të ndryshe dashakeqe.

Edhe njëherë po ju bëj apel qytetarëve serb të Kosovës që kanë paralajmëruar protestë për sot, që të protestojnë në mënyrë të paqësore dhe të mos bëjnë veprime tjera, sepse ato nuk i duhen askujt. Në të kundërtën Policia do të ndërhyj prapë për të siguruar stabilitet dhe respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës.