Policia e Kosovës është duke punuar për ta zbardhur të vërtetën e rastit në Fushë Kosovë, ku një grua shihej teksa futej në një veturë e kapur me forcë nga dy burra. 

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Momentalisht me institucionet kompetente jemi duke punuar për ta sqaruar çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.

Në videon të cilën e ka siguruar Insajderi, shihet një grua teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave, e më pas ata e futin me forcë në veturë.