Policia e Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, lidhur me aksionin në veri të Kosovës ku u arrestuan katër persona tre nga të cilët të dyshuar për vrasjen e Oliver Inavoviq në janar të këtij viti
 
“Policia e Kosovës ju fton që sot me 23 nëntor 2018. Ora 11:00, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku do të informoheni lidhur me angazhimet policore dhe arrestimet e realizuara sot në Mitrovicë-Veri”, thuhet në njoftim.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë Speciale të RKS-së  dhe Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se në kërkim të policsië është edhe i dyshuari tjetër Millan Radojiçiq, shtëpia e të cilit është bastisur gjatë aksionit.