Presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Facebook dënon ashpër aktin vrasës në një xhami Zelandën e Re, duke e quajtur Zelandën e Re shtet mik të Kosovës.

 

Postimi I plotë:

"Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë." HTH