Projekti i Ndërmarrjes Publike Banesore për investim në renovim të hyrjeve të ndërtesave shumëbanesore në Prishtinë po vazhdon. Deri më tani ky projekt ka pranuar rreth 200 kërkesa ndërsa ka investuar dhe është duke i mirëmbajtur më shumë se 100 hyrje të ndërtesave të kryeqeytetit.

Drejtoni edhe ju kërkesën tuaj në Ndërmarrjen Publike Banesore në mënyrë që hyrja juj të jetë model për pastërti rregull dhe siguri. Kërkesat janë të larta andaj ju lusim që të aplikoni sa më parë në mënyrë që të përfitoni të parët.