Sipas sociologut, në sektorin shtetërorë shansat e punësimit janë të "rezervuara"

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku së fundmi përmes një shkrimi ka komentuar largimin e të rinjve nga Kosova.

Maloku ka theksuar se një ndër shkaqet e arratisjes se të rinjëve nga Kosova, përveç mosinteresimit bukfal dhe sehirllëkut qeveritar, sipas tij, duhet kërkuar padyshim edhe te sektori tejet diskriminues privat, “i pagave që e votoi garnitura aktuale e Parlamentit“. “Pagat, me Ligjin e votuar mbetën në mëshirën dhe aminin e kompanive dhe oligarkëve politik, dhe atyre pak biznismenëve partiak e klanor. Kurse, në sektorin shtetërorë, shansat e punësimit janë të “rezervuara” ekskluzivisht për militantët partiak, për tezakët, dajallarët dhe kushërirët e pushtetarêve!?  Atëherë, si të mos ikin këto kontigjente të rinjëve, kur pushtetarët lëre që fare s’janë kah merren me (pa)perspektivën e tyre, sepse këta të rinj dhe në kushte e rrethana të barabarta, fare s’kanë asfarë shanse ta gjejnë vetën e tyre të punësuar në ndonjë konkurs eventual të shpallur… Qoftë ai vend pune edhe si “zyrtarë i lartë për fotokopje”, apo “këshilltar qeveritar”, apo edhe “zëvendës shoferi, i shoferit të ministrit”…Pse?!”, ka shkruar Maloku/rtv21/