Me fillimin e sezonit veror, edhe pritjet në pikat kufitare kanë filluar të zgjaten. Përpos atyre të cilët udhëtojnë me aeroplanë, shumë prej tyre zgjedhin që të vijnë edhe me vetura dhe autobusë.

E njëra ndër pikat kryesore për të hyrë në Kosovë është ajo e Merdares ku pritjet janë deri në 40 minuta.

Mëngjesi i sotëm ka filluar të jetë më i ngarkuar në këtë pikë kufitare përderisa deri dje kolonat ishin më të shkurtra dhe padyshim më pak të mundimshme për të gjithë ata që hynin në Kosovë.