Ish-zevendës ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës(FSK), Burim Ramdani, i cili njëherësh është edhe kandidatë për deputet nga radhët e AAK-së, ka thënë se qeverinë dhe skenën politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit e pret një një detyrë e rëndësishme, që lidhet me dialogun për njohje me Serbinë, shkruan Insajderi.

Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se dialogu nuk është sport i lehtë, mirpo, kërkohet guxim e përkushtim 100%.

“Qeverinë dhe skenën politike të pas 6 tetorit mund të parashihet se e pret një detyrë e rëndësishme, që lidhet me dialogun për njohje me Serbinë.

Thjesht, dialogu nuk është ‘sport i lehtë’.

Kërkon qëndrueshmëri, guxim, dije, përkushtim dhe atdhedashuri 100%”, ka thënë Ramadani.

Tutje, ai ka shkruar se Kosova nuk ka çka të jep më prej vetës sepse ka dhënë ë 20 vjet pas çlirimit.

|Kosova nuk ka çka të jep prej vetes. Kosova ka dhënë që 20 vjet pas çlirimit. Modeli i demokracisë pushtet-ndarëse (konsociacioni) që është vendosur me Pakon e Ahtisaarit nuk është model që duhet apo mund të thyhet”, ka thënë Ramadani, teksa ka vazhduar.

“Çdo tejkalim i modelit Ahtisaari është në të vërtetë Federalizim i Kosovës, përkatësisht është ndarje e sigurt. Prandaj, as nuk duhet dhe as nuk funksionon një model i tillë.

Mos të flasim për idetë territoriale, sepse ato as nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë zgjidhje për Kosovën”.

Në fund, Ramadani ka thënë se nuk do të votoj çfarëdo marrëveshje që parasheh ndarje territoriale, federalizim të Kosovës, apo të ngjashme.

“Unë asnjëherë NUK do të votojë në Parlament çfarëdo marrëveshje që parasheh Ndarje territoriale, Federalizim të Kosovës, apo të ngjashme.

Asnjëherë!”, ka përfunduar Ramadani.