Takimin e sotëm të Hashim Thaçit me Edi Ramën në Tiranë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po e cilëson si një takim nga i cili valëvitej flamuri i Serbisë së Madhe, dhe bëheshin përpjekje që të mbahej gjallë ideja për copëtimin e Kosovës.

Këto reagime të Berishës kanë ardhur pas njoftimit të Thaçit për takimin me Ramën në Tiranë, në të cilin kishin biseduar për  përgatitjet rreth Samitit të Parisit.

Berisha ka thënë se në këtë takim në Tiranë, ata kanë diskutuar se si ta bindin Aleksander Vuçiqin për ta mbajtur ende gjallë projektin e ‘Serbisë së Madhe’.

Ish-kreu i shtetit shqiptarë, thotë se tashmë Thaçi e Rama pas goditjes së madhe që morën në Samitin e Berlinit, po mundohen që të fshehin dështimin e tyre, duke u shfaqur nëpër ekrane televizive për të shpifur me një gjuhë ‘halabkësh’.

Në këto pazare, Berisha thotë se bashkë me Ramen e Thaçin është edhe Baton Haxhiu.

Ky reagim i Berishës vjen edhe pas akuzave të rënda të bëra nga Hashim Thaçi gjatë një interviste të hënën.

Reagimi i plotë i Berishës:

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar përfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetëm një qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbisë se Madhe pasi projekti i tyre antikombëtar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shpërfytyruar u paraqiten ne një rast unik ne historinë e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas këtij dështimi, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojnë nga ekrani ne ekran duke i shndërruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifësve vulgar, banditëve apatride mund te mbulojnë aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbisë se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e copëtuar atë.

Ne takimin e sotëm, këta apatride pengje te te shkuarës se tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos tërhiqet nga projekti i Serbisë se Madhe dhe për përpjekjet e tyre te reja qe duhet te bëjnë për te përdorur edhe me tej idenë e ”zgjerimit “te Kosovës dhe “bashkimit” te saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! sb