Pro taksës 100% ndaj prodhimeve serbeve të vendosur nga Qeveria e Kosovës, ka dal edhe shoqata e ndërmarrjeve që mirën me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve
 

Pro taksës 100% ndaj prodhimeve serbeve të vendosur nga Qeveria e Kosovës, ka dal edhe shoqata e ndërmarrjeve që mirën me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve

“Sa i përket mallrave të Republikës së Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës, ne si shoqatë mbështesim masat e marra për taksën 100% te cilat u janë vënë mallrave këtyre dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Kjo shoqatë përmes njoftimit për media thotë se solidarizohet me këto masa dhe garanton se nuk do të importojë asnjë litër derivate të naftës nga Serbia e as nga Bosnja e Hercegovina.

“Vlersojmë lartë masat e marra nga Qeveria dhe i mbeshtesim ato. Kërkojmë që këtij vendimi ti shtohet edhe ndalimi i importit të derivative të naftës, gazit nga Serbia”, thuhet më tej në njoftim.