Suedia ka nevojë të punësojë rreth 124,000 punonjës të fushavë të ndryshme deri në vitin 2024 në mënyrë që të zgjedh problemin e plakjes së popullsisë – raporton Daily Mail UK.

Vitin qe vjen Suedi duhet të shtojë fuqinë punëtore në 207,000 punonjës prej të cilëve 60% duhet të mbulojnë sektorin public në mënyrë që të ruhet balanci. Suedia njihet si vendi që ka taksat më të larta në perëndim, nga të cilat popullsia përfiton nga kujdesi shëndetësor, edukimi falas, dhe kujdesi ndaj të moshuarve.

Sektori publik në Suedi është sektori që punëson më së shumti fuqi punëtore, mirëpo si rezultat i ndryshimeve demografike tani edhe sektori privat ka nevoja shtesë për burime njerëzore.

Raporti vjetor i Swedish Association of Local Authorities and Regions (SKL) thekson semungesa e profesionistëve në sektorin publik do rezikojë qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Për të ruajtur këtë qëndrueshmëri Suedi duhet që të punësojë rreth 124,000 profesionistë të rinj deri në vitin 2024. Kjo nënkupton rritjen e fuqisë punëtore në 60%.Në mënyrë që të realizohet ky plan shteti është duke analizuar rritjen e fondeve në sektorin publik në mënyrë që të ballafaqojë financiarisht rritjen fuqisë punëtore.

Këto nevoja të shtetit kanë hapur rrugë të reja dhe mundësi të reja për profesionisët e vendeve të treta.

Suedia është vendi i cili më së shumti proceson kërkesa mbi migracion. Nga viti 2012 ky vend ka pranuar rreth 400,000 migrantë./A.H