Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 18 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit ka thënë se kjo ishte pikënisje e aspiratave për trajtim të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

Thaçi nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka shkruar se inplementimi i marrëveshjes së Ohrit, ndonëse ka marrë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh stabilitetit në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 18 vjet më parë, ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut. Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se Kosova gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon.

“Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon”, ka shkruar Thaç.