Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk përsëri ka deklaruar se po angazhohet që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’iu lejohet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.
 

Ai ka shtuar se me këtë qëndrim të tij të tillë nuk pajtohen të gjitha vendet anëtare.

Ai pas bisedës me presidentin e Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski në Bruksel, ka vlerësuar se ky vend ka bërë gjithë çfarë është pritur nga ai, transmeton AP.

Mirëpo, Tusk ka pretenduar se “nuk janë gjitha vendet anëtare të gatshme të marrin vendim për hapjen e negociatave ditëve të ardhshme”.

Sipas fjalëve të tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në fund do të hyjnë në BE dhe se sot “nuk është pyetja si, por kur”.

Liderët e BE do të bisedojnë për këtë çështje në samitin më 20 dhe 21 qershor në Bruksel. Për fillim të negociatave për anëtarësim duhet vendimi unanim i gjithë vendeve anëtare.