“Presidenti i komisionit më ka njoftuar se kanë rënë dakord në nivelin e negociatorëve dhe në parim edhe në nivelin politik”, ka shkruar Tusk në një porosi në Twitter
 

“Presidenti i komisionit më ka njoftuar se kanë rënë dakord në nivelin e negociatorëve dhe në parim edhe në nivelin politik”, ka shkruar Tusk në një porosi në Twitter

Ai pretendon se sapo e ka dërguar njëzeteshtatëses evropiane draftin e Deklaratë Politike mbi marrëdhëniet e ardhshme të BE dhe Britanisë së Madhe.

Tusk, i cili i kryeson takimet me liderët e BE ka shtuar se deklaratën, e cila është dakorduar në parim, ende duhet ta miratojnë liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Liderët e BE duhet të takohen në Bruksel të dielën për ta miratuar deklaratën politike dhe marrëveshjen e ndarë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Kryeministrja britanike Theresa May sot duhet të takohet në Londër me kancelarin austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit është kryesues aktual i BE.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë marrë  vesh javën e kaluar rreth dokumentit prej 585 faqeve me të cilin përcaktohen kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE, por është punuar edhe më tutje mbi konfirmimin e deklaratës së ndarë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit.

May është takuar mbrëmë me presidentin e Komisionit Evropian Jean Claude Juncker për të biseduar për marrëveshjen për dalje.