Qeveritë e vendeve të Kuintit i kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që sa më parë që është e mundur ta përtërijnë dialogun nën mbikëqyrje të BE dhe të përmbahen nga hapat të cilat po e pamundësojnë arritjen e marrëveshjes, e cila është e nevojshme për dy shtete me qëllim të arritjes së integrimeve të gjëra euroatlantike.

Vendet e Kuintit: Serbia dhe Kosova sa më parë ta përtërijnë dialogun

Në kumtesën e përbashkët të qeverive të SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë pretendohet se ato janë të gatshme që me ofrimin e përkrahjes për përfaqësuesin e lartë të BE, ta rrisin rolin e tyre në arritje të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, por se këtë nuk mund ta bëjnë derisa dyja palët nuk tregojnë gatishmëri për kompromis, derisa nuk largohen pengesat dhe nuk vazhdojnë të bisedojnë.

“Për Serbinë kjo do të thotë që të ndërpresin fushatën për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa për Kosovën, të hiqen taksat (për prodhime serbe)”, pretendohet në kumtesë të cilën ia ka dërguar medieve ambasada e SHBA në Beograd.

Qeveritë e pesë vendeve kanë pretenduar se pas viteve të tëra të ngecjes, ka ardhur koha që të vendoset pika në konfliktet e viteve të nëntëdhjeta dhe se nëpërmes  të negociatave, në frymën e vullnetit të mirë të arrihet marrëveshja e pranueshme për të dyja palët e cila do të sigurojë ardhmëri të sigurt dhe të begatshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveritë e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë janë të bashkuar në qëllimin e tyre që të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, nëpërmes të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe juridikisht të obligueshme e cila do të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Status quo e pamundëson zhvillimin e Kosovës dhe Serbisë kah anëtarësimi në BE dhe thjesht nuk është i qëndrueshëm”, pretendohet në kumtesë.

Në kumtesë pretendohet se qeveritë e pesë vendeve kërkojnë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë t’i gëzojnë frytet e paqes së qëndrueshme dhe se janë të gatshme të ndihmojnë për këtë, në çdo mënyrë të mundshme.