Sot, përpara orës 06:00 të mëngjesit janë arrestuar 4 të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti
 

Sot, përpara orës 06:00 të mëngjesit janë arrestuar 4 të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Tani, televizioni publik serb RTS citon Igor Simiq, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markoviq është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës që po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

Poashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashiq.